Ahmed al-Masri,Gülşen Topçu
01 Gusht 2017•Përditësim: 01 Gusht 2017
DOHA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit, sheiku Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani ka biseduar rreth krizës së Gjirin me homologët e tij amerikan, britanik dhe francez, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve QNA e Katarit lajmëroi se Al-Thani ka biseduar me telefon për zhvillimet e fundit rreth krizës së Gjirit me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, sekretarin e Jashtëm të Britanisë, Boris Johnson dhe ministrin francez të Punëve të Jashtme, Jean-Yvesom Le Drianom.
Ministrat e vendeve në fjalë gjatë vizitave në vendet e Gjirit deklaruan se mbështesin zgjidhjen e problemit me dialog.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë lidhjet diplomatike me Katarin më 5 qershor të këtij viti. Dohas zyrtare i është dërguar një listë me 13 kërkesa, ndërsa Katari të gjitha kërkesat i refuzoi duke u shprehur se janë kundër të drejtës ndërkombëtare.