Mona Saanouni
11 Mars 2019•Përditësim: 12 Mars 2019
Presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, ka vendosur t’i prolongojë zgjedhjet presidenciale dhe ka tërhequr kandidaturën e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore Algeria Press Service, njoftimi i presidentit algjerian erdhi mes protestave masive kundër kandidaturës së tij për një mandat të pestë si president në zgjedhet presidenciale më herët të parapara për me 18 prill.
Sipas të njëjtit burim, sot Bouteflika po ashtu priti kryeministrin Ahmed Ouyahia në Algjeri, i cili “dorëzoi dorëheqjen e tij tek ai”.