Kaamil Ahmed
19 Prill 2017•Përditësim: 20 Prill 2017
JERUSALEM (AA) - Ambasadori i Rusisë në Izrael, do të takohet me zyrtarët e Ministrisë së Jashtme izraelite për të diskutuar mundësinë e njohjes ruse të Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
E përditshmja izraelite, “The Jerusalem Post” njoftoi të mërkurën se ambasadori Alexander Shein do të konfirmojë synimin e Rusisë për të marrë një hap të rëndësishëm, duke pranuar në të njëjtën kohë edhe Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të Palestinës.
Në një deklaratë të lëshuar ditë më parë, Ministria e Jashtme ruse tha se Moska papritmas mori në shqyrtim mundësinë për një zgjidhje me “dy shtete" , e cila do ti jepte fund konfliktit shumëvjeçar në Lindjen e Mesme.
Ndërsa Izraeli pretendon tërë Jerusalemin si kryeqytetin e tij "të pandarë dhe të përjetshëm”, komuniteti ndërkombëtar e sheh qytetin si një vend të kontestuar për çka ambasadat e huaja mbeten të vendosura në Tel Aviv.
Presidenti amerikan Donald Trump nxorri në pah duke premtuar gjatë fushatës së tij zgjedhore se do të zhvendosë ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem.
Megjithatë, pas tre muajsh të marrjes së mandatit nga ana e tij, akoma nuk ka hapa konkretë në këtë drejtim.