Ekip
29 Prill 2018•Përditësim: 30 Prill 2018
AMSTERDAM (AA) – Për shkak të mungesës së energjisë elektrike në aeroportin ndërkombëtar "Schiphol" në Amsterdam janë anuluar dhe shtyrë për disa orë një numër i madh i fluturimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mungesa e energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit shkaktoi turma të mëdha në njërin prej aeroporteve më të frekuentuar në Evropë.
Autoritetet sot urdhëruan mbylljen e rrugëve dhe linjës hekurudhore drejt aeroportit në periferi të kryeqendrës holandeze.
Në ueb faqen e aeroportit njoftohet se sistemi kompjuterik për paraqitje sërish është në funksion, por paralajmëruan pasagjerët që të kontrollojnë radhën e fluturimit.
Siç theksuan në aeroport, në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00 do të ulet kapaciteti i fluturimeve ardhëse, si dhe disa fluturime janë anuluar.
Kompania kombëtare energjetike holandeze Tennet njoftoi se është duke hetuar shkakun e mungesës së energjisë elektrike.