Handan Kazancı
03 Janar 2019•Përditësim: 04 Janar 2019
PEKIN (AA) - Fluturakja kineze Chang'e-4 ka ateruar në pjesën e largët të Hënës, duke u bërë kështu anija e parë kozmike të ketë zbarkuar në pjesën e paeksploruar të Hënës e cila nuk shihet kurrë nga Toka, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sonda e përbërë nga një lander dhe një rover, zbarkoi në zonën e cila ishte catuar paraprakisht në anën e largët të Hënës, shkruan agjencia kineze e lajmeve Xinhua, e cila citon Administratën Kombëtare Hapësinore të Kinës (CNSA).
Agjencia në fjalë ka shpërndarë edhe foton e parë në të cilën shihet ana e largët e Hënës me përshkrimin:
“Anija e përbërë nga një lander dhe një rover, zbarkoi në zonën e cila ishte catuar paraprakisht në anën e largët të Hënës me një gjatësi prej 177.6 shkallësh në lindje dhe 45.5 shkallë gjërësi në jug të anës së largët të Hënës”.
Shteti kinez lansoi Chang'e-4 më 7 dhjetor nga qytetit Xinchang.
Anija kozmike pritet të eksplorojë përbërjen e mineraleve dhe strukturën e sipërfaqes së cekët të anës së largët të Hënës si dhe të performojë observim astronomik me frekuenca të ulëta.