Muhammed Emin Canik
07 Mars 2022•Përditësim: 08 Mars 2022
Qindra persona në Argjentinë dolën në rrugë në mbështetje të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra persona u mblodhën në sheshin e majit në kryeqytetin Buenos Aires, me ftesë të opozitës dhe qytetarëve me origjinë ukrainase që jetojnë në Argjentinë.
Të tubuarit mbanin flamuj ukrainas, kënduan himnet e Argjentinës dhe Ukrainës dhe brohorisnin me parulla kundër presidentit rus Vladimir Putin.
Midis politikanëve të opozitës, në demonstrata morën pjesë edhe Patricia Bullrich, ish-ministre e Sigurisë Kombëtare dhe Horacio Rodriguez Larreta, kryeqeveritar i Buenos Airesit.
"Paqja dhe respekti për jetën e lirë janë parime të nevojshme që duhet t'i mbrojmë kudo dhe në çdo rrethanë. Prandaj, ne festojmë dhe ndjekim marshimet e mbajtura në pjesë të ndryshme të vendit tonë për të dënuar pushtimin e Ukrainës nga Federata Ruse", shkruan Larreta.
Protesta përfundoi pasi në qendër të qytetit u lexua një deklaratë që bën thirrje për t'i dhënë fund luftës.