Ekip
13 Dhjetor 2015•Përditësim: 13 Dhjetor 2015
SANTIAGO (AA) - Dy persona e kanë humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit në perëndim të Argjentinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Helikopteri është përdorur për xhirimet e reality show të rrjetit muzikor televiziv amerikan MTV, ndërsa në aksident jetën e humbën piloti dhe tekniku.
Ministri i Sigurisë së krahinës argjentinase Mendoza, Gianni Vernier tha se helikopteri Bell 206 helikopteri u rrëzua në liqe, 1000 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Buenos Aires.
Ekipet e shpëtimit, tha ai, e kanë patur të pamundur nxjerrjen e trupave për shkak se avioni u rrëzua rreth 60 metra nën sipërfaqen e ujit. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit, ndërsa lidhur me rastin janë ngritur hetime.
Nga MTV kanë bërë të ditur se helikopteri në kohën e rrëzimit ka punuar në xhirimin e emisionit reality show "Sfida".
Kjo është fatkeqësia e dytë e helikopterit me pasoja në vend që nga fillimi i vitit gjatë xhirimit të emisionit reality show. Marsin e kaluar, dy helikopterë të cilët për shtëpinë televizive po xhironin emisionin "Të braktisur" u përplasën në veri të Argjentinës.
Të gjithë 10 pasagjerët dhe ekuipazhi e humbën jetën, ndërsa në mesin e tyre ishin edhe sportistët e njohur francez, atleti në lundrimin me vela Florence Arthaud (57), notarja olimpike Camille Muffat (25) dhe boksieri Alexis Vastine (28).