Ali Cura
25 Dhjetor 2020•Përditësim: 26 Dhjetor 2020
Në Armeni kanë vazhduar protestat për dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan, i cili pranoi disfatën ndaj Azerbajxhanit në Malësinë e Karabakut të pushtuar nga vendi i tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Demonstruesit që kërkuan dorëheqjen e Pashinyan-it në kryeqytetin Jerevan, bllokuan disa rrugë qendrore, veçanërisht rrugën Bagramyan, ku ndodhet rezidenca presidenciale dhe ndërtesa e parlamentit.
Megjithëse policia mori masa sigurie në qytet, protestuesit vazhduan të ecin rrugëve të Jerevanit, duke brohoritur: "Pashinyan, dorëheqje", "Tradhtari Pashinyan" dhe "Pashinyan, ik”.
Kohë pas kohe kishte edhe përplasje verbale midis policisë dhe protestuesve.
Opozita bëri thirrje që popullata të marrë pjesë në demonstratat e filluara në mbrëmje.
Populli armen filloi protestat më 10 nëntor, pasi Pashinyan pranoi humbjen kundër Azerbajxhanit.