Hasan Esen
23 Mars 2016•Përditësim: 23 Mars 2016
BRUKSEL (AA) - Mësohet se është arrestuar edhe i dyshuari i tretë i sulmeve terroriste në aeroportin Zaventem të Brukselit, Najim Laachraoui, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës DH të Belgjikës, 24 vjeçari Laachraoui i cili dyshohet se i ka përgatitur bombat, është arrestuar në qarkun Anderlecht të Belgjikës. Pretendohet se Laachraoiu i ka përgatitur edhe bombat të cilat ishin të përdorura në sulmet e Parisit.
Dy të tjerët për të cilët thuhet se kanë kryer sulmet në aeroport, fotografitë e të cilëve u shpallën dje nga ana e policisë janë vëllezërit vetëvrasës Halid dhe Ibrahim El Bakraoui dhe se këta persona kanë dosje penale.