Esra Kaymak
20 Janar 2017•Përditësim: 21 Janar 2017
ANKARA (AA) - Presidenti sirian Bashar al-Assad të premten, deklaroi se prioritet i bisedimeve të ardhshme të paqes në kryeqytetin e Kazakistanit Astana do të jetë arritja e marrëveshjes së armëpushimit të qëndrueshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
"Bisedimet në Astana do të jenë një mundësi që të gjitha palët siriane të flasin për çdo gjë", ka thënë Assad për televizionin japonez TBS.
"Nga ajo që kam kuptuar, prioritet do të jetë arritja e një armëpushimi të qëndrueshëm", tha ai.