Niğmet Koşarhan
21 Mars 2016•Përditësim: 21 Mars 2016
GJENEVË (AA) - Muhamed Allush, përfaqësuesi politik dhe i bisedimeve të Xhejshul Islam (Ushtria Islame), grup ky është pjesë e opozitës siriane ka thënë se Asad është duke përdorur urinë për të gjunjëzuar popullatën, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke tërhequr vëmëndjen në faktin se regjimi i Asad zbaton politika shtypëse kundrejt popullatës si përshembll pajisja me leje për mbajtjen e mjekrës dhe se për të qenë pjesë e bisedimeve i kanë kërkuar edhe prerjen e saj Allush thotë se ndodhet në Gjenevë për të mbrojtur 'të drejtat e popullit' në vijim shtoi: ''Ndodhemi këtu për të mbrojtur të drejtat e popullit sirian i cili burgoset, keqtrajtohet. Jemi këtu për të drejtat e sirianëve të cilët mbyten në dete. Edhe pse besojmë që është një vaxhib në fenë Islame, nuk jemi këtu për mjekrën, por jemi për të mbrojtur fëmijët, familjet dhe sirianët tanë''.
Allush në fjalën e tij tha se delegacioni i opozitës siriane është i gatshëm të bisedojë për të ndaluar gjak-derdhjen, ruajtjen e rregullave dhe arritjen me sukses të revolucionit në Siri.
Ai thotë se kanë dorëzuar një kërkesë më shkrim për këtë gjë dhe se për të bërë një tranzicion të plotë duhet të formohet një kuadro drejtuese me të drejta të plota si dhe të çohen në vend vendimet e marra në KS të OKB-së.
''Koalicioni ndërkombëtarë dhe Rusia është problem vetëm për civilët''
Në vijim të fjalës së tij Allush thotë: ''Ata që u vranë në Rakka janë civilët, ndërsa fortesat e DAESH janë në gjendje të mirë. Ndërsa ne si koalicion deri më tani kemi arritur të marrim drejtimin e disa fshatrave në veri të Halepit. As koalicioni dhe as Rusia nuk do ta mundin DAESH-in, por ne jemi ata që do ta mundin. Koalicioni ndërkombëtarë dhe Rusia është problem vetëm për civilët''.