Hakan Ceyhan Aydoğan
20 Qershor 2016•Përditësim: 20 Qershor 2016
MOSKË (AA) – Shërbimi Federal Rus i Sigurisë (FSB) deklaroi se arma me të cilën ishte vrarë lideri i opozitës dhe ish-zv/kryeministri Boris Nemtsov ishte prodhim dore me pjesë që u sollën nga jashtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e FSB-së që u publikua në mediat ruse u dhanë informacione në lidhje me armën me të cilën u realizua atentati ndaj Nemtsovit më 27 shkurt 2015 afër Pallatit të Kremlinit.
Në deklaratë thuhet se Nemtsov u vra nga një armë e prodhuar manualisht me pjesë që u sollën nga jashtë vendit. Më tej, në deklaratë njoftohet se viteve të fundit është rritur kërkesa për armë të këtilla në tregun e jashtëligjshëm.