Aşkın Kıyağan
18 Maj 2017•Përditësim: 18 Maj 2017
VJENË (AA) – Kryetarja e Partisë së Gjelbër austriake, Eva Glawischnig, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet në parti, raporton Anadolu Agency (AA).
"Duhet të mendoj për familjen dhe fëmijët. Trupi im ka vazhduar të më dërgojë sinjale paralajmëruese", tha Eva Glawischnig në fjalimin e saj në parlament.
Ajo tha se ka përjetuar ngritje të shpejtë politike dhe se përnjëherë u bë zëvendëse e Alexander Van der Bellen.
"Tani është koha për dorëzimin e drejtimit të partisë", tha Glawischnig.
Dorëheqja e zëvendëskryeministrit të Austrisë dhe kryetarit të Partisë Demokratike Kombëtare Reinhold Mitterlehner, dhe tani e Glawischnig, ka nxitur komentet se në vend po ndodhin ndryshimet e politikave të blinduara.
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka komentuar veprimin e Glawischnig në rrjetin social Twitter.
"Bashkëpunimi me Eva Glawischnig ishte e mbështetur në besim dhe respekt të thellë", ka shkruar Van der Bellen.
Glawischnig muajin e kaluar u shtrua në spital për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, ku një pjesë të madhe të kohës e ka kaluar në repartin e kujdesit intensiv.
Nga ana tjetër, në mediat janë shfaqur lajme në lidhje me problemet mes udhëheqjes së partisë dhe të rinjve, dhe se ka pasur një zëvendësim të njerëzve të caktuar në asociacionin e të rinjve.
Ndryshimet e përmendura kanë shkaktuar rritje të kritikave brenda partisë në llogarinë e Glawischnig.