Abdulbesar Ademi
15 Prill 2026•Përditësim: 15 Prill 2026
“Ciklobusi”, respektivisht autobusi i përshtatur për biçikleta, së fundmi është bërë opsion thelbësor transporti mes krizës së vazhdueshme energjetike dhe mungesës së karburantit në Havanë të Kubës, raporton Anadolu.
Ky sistem u mundëson pasagjerëve të udhëtojnë së bashku me biçikleta dhe motoçikleta të vogla, duke ofruar alternativë praktike në një kohë kur benzina vazhdon të jetë e kufizuar dhe shërbimet e transportit publik janë të reduktuara.
Me rrugët e qytetit gjithnjë e më të dominuara nga mjete të lehta, shumë banorë mbështeten te “ciklobusi” si një mjet i përballueshëm dhe i arritshëm për lëvizje. Sistemi, i cili ekziston prej dekadash, ka fituar rëndësi të re pasi kufizimet e karburantit vazhdojnë të ndikojnë në transportin e përditshëm.
Më 29 janar, presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e një bllokade të karburantit ndaj Kubës dhe kërcënoi me sanksione vendet që furnizojnë ishullin me naftë, duke e përshkruar Havanën si një “kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm” për SHBA-në.
Më 27 mars, Trumpi tha se “Kuba është e radhës” pas operacioneve ushtarake kundër Iranit, duke shtuar se ishulli së shpejti do të dështojë.