Cüneyt Karadağ
12 Shkurt 2019•Përditësim: 13 Shkurt 2019
BERLIN (AA) - Autoritetet gjermane kanë ndaluar aktivitetet e shtëpisë botuese “Mesopotamia” dhe kompanisë “MIR Multimedia” të ndërlidhura me organizatën terroriste PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, konfirmoi informacionin mbi ndalesën e aktiviteteve të shtëpisë botuese dhe kompanisë.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme theksohet se ndalesa është marrë në pajtim me ligjet, ndërsa në orët e mëngjesit janë kryer bastisje në disa lokacione në Rajna-Vestfalian Veriore dhe Saksoninë e Poshtme, ndërsa janë konfiskuar edhe materiale të caktuara.
Seehofer tha se PKK është aktive në Gjermani, krahas asaj se gjendet në listën e organizatave të ndaluara.
Theksohet se aktivitetet tregtare të të dy kompanive kanë qenë në dobi të PKK-së.
PKK nga viti 1993 gjendet në listën e organizatave terroriste, ndërsa në Gjermani ka rreth 14.500 mbështetës.