Ahmet Gürhan Kartal
16 Korrik 2017•Përditësim: 17 Korrik 2017
FAIRFORD (AA) - Ekipi i fluturimit demonstrues i Forcave Ajrore Turke - SOLOTURK - ka qenë në qendër të vëmendjes edhe një herë në një shfaqje botërisht të njohur ajrore të mbajtur në Britani të Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
SOLOTURK, një nga ekipet më të njohura të fluturimit demonstrues, tërhoqi admirimin e mijëra vizitorëve dhe tifozëve të aviacionit në Royal Air Tattoo 2017 (RIAT17), që u mbajt këtë fundjavë në Fairford, një qytet i vogël në Gloucestershire të Anglisë.
Një ekip i AA-së vizitoi ekspozitën ajrore dhe shoqëroi SOLOTURK-un, duke fituar qasje të veçantë në disa prej aviatorëve më të mirë të Turqisë.
Përshkruar si një nga shfaqjet ajrore më prestigjioze në mbarë botën, RIAT17 ka mirëpritur ekipet fluturimit demonstrues nga 100 vende.
Me personelin teknik dhe të fluturimit, SOLOTURK mbështetet në talentin e avioatorëve të zhvilluar vite trajnimi të përpiktë.
Dy avionët luftarakë F-16 arritën në bazën e Forcave Ajrore Mbretërore në Fairford të enjten e kaluar pas një fluturimi katër-orësh nga baza e tyre në Konja të Turqisë qendrore.
Avionët e sofistikuar u shoqëruan nga një avion cisternë KC-135r, i cili mundësoi mbushjen e karburantit në ajër.
Avionët F-16 të SOLOTURK u pritën në hapësirën ajrore të Britanisë nga një ekip ndërkombëtar i fotografisë së aviacionit, Aviation PhotoCrew, përpara se të hynte në RAF Fairford.
Togeri i parë Emrah Bayri, tha për AA se ekipi i SOLOTURK debutoi në vitin 2011, në përvjetorin e njëqindtë të Forcave Ajrore Turke.
Gjatë këtij debutimi në RIAT11, ekipi turk po ashtu fitoi Shpatën Memoriale të Mbretit Hussein, çmimin më të lartë për demonstrim më të mirë të fluturimit.
SOLOTURK, i caktuar për të realizuar dy fluturime demonstruese në shfaqje, bëri demonstrimin e tij të parë të shtunën pas disa orëve përgatitje nga një ekip prej 11 mekanikëve të forcave ajrore.
Pas një kontrolli përfundimtar nga vetë piloti, i gjithë ekipi ishte i gatshëm të shfaqte aftësitë dhe guximin e aviatorëve turq.
Fluturimi i së shtunës, i kryer nga Kapiteni Erhan Gunar, shfaqi manovra jashtëzakonisht të vështira, duke përfshirë një fluturim të afërt e të ngadaltë emocionues.
Shikuesit, tifozët dhe anëtarët e medias, që mbushën podiumet e veçanta afër pistës, shikuan fluturimin demonstrues me admirim të madh.
Fluturimi i përgjithshëm demonstures ishte aq efektiv, saqë tenda promovuese e SOLOTURK-it u vërshua nga qindra tifozë të të gjitha moshave, duke marrë nënshkrime në posterët e ekipit.
Ekipi do të përfundojë pjesëmarrjen e tij me një fluturim të dytë demonstrues të dielën nga piloti tjetër i skuadrës, kapiteni Serdar Dogan, para se të kthehet në Turqi të nesërmen.