Ekip
20 janar 2022•Përditësim: 21 janar 2022
LOT Polish Airlines ka njoftuar se një prej avionëve të saj u godit nga rrufeja pak pas nisjes, duke detyruar avionin të kthehej në Varshavë, ku u ateroi i sigurt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i linjës ajrore, Krzysztof Moczulski, tha se rrufeja goditi një avion të tipit 'Boeing 787 Dreamliner' që ishte rrugës për në Puerto Plata në Republikën Domenikane.
Moczulski tha se pasagjerët u larguan nga avioni dhe u transferuan në një terminal të aeroportit. Ai njoftoi se fluturimi u caktua të vazhdojë me një aeroplan tjetër në orët e hershme të pasdites.
Kanali polak i lajmeve TVN24 citoi një pasagjer të thoshte se udhëtarët përjetuan një moment të tmerrshëm në bordin e avionit.
Moczulski tha se aeroplanët LOT goditen nga rrufeja rreth 10 herë në vit.