Ruslan Rehimov
03 nëntor 2020•Përditësim: 03 nëntor 2020
Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar një mjet ajror taktik pa pilot (dron) të Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se një dron pa pilot i Armenisë zhvilloi fluturim eksplorimi në front rreth 09:50 sipas kohës lokale.
Më tej thuhet se droni është rrëzuar pasi është goditur nga forcat ajrore të Azerbajxhanit.