Hamdi Yıldız
09 Shtator 2022•Përditësim: 12 Shtator 2022
Bahreini më 12 nëntor do të mbajë zgjedhjet parlamentare, bën të ditur agjencia e lajmeve e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa lëshoi të enjten një urdhër mbretëror i cili caktoi datën e zgjedhjeve për Këshillin e Përfaqësuesve prej 40 anëtarësh.
Urdhri gjithashtu theksoi se një raund i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet më 19 nëntor nëse kërkohet.
Qytetarët e Bahreinit që dëshirojnë të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme do të mund të paraqesin aplikimet e tyre më 5-9 tetor, thuhet më tej.