Serdar Dincel
10 qershor 2026•Përditësim: 10 qershor 2026
Bahreini ka njoftuar se mbrojtja ajrore ka kapur dhe shkatërruar “një numër sulmesh ajrore tradhtare iraniane”, mes përshkallëzimit ushtarak të ndodhur në orët e para të sotme në rajon, transmeton Anadolu.
Ushtria e Bahreinit në rrjetin social amerikan X tha se Teherani “vazhdon qasjen e tij sistematike armiqësore përmes sulmeve të tij të dënueshme me raketa dhe dronë që synojnë civilët” në Bahrein.
“Komanda e Përgjithshme konfirmon se të gjitha armët dhe njësitë e saj janë në nivelet më të larta të gatishmërisë dhe janë plotësisht të përgatitura për mbrojtje, me qëllim mbrojtjen e Mbretërisë”, theksoi ushtria. Ajo u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin afrimin ose prekjen e “çdo objekti të dyshimtë që mund të ketë mbetur nga mbetjet e sulmit brutal iranian dhe t’i raportojnë ato menjëherë”.
Sipas ushtrisë, shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve dhe pronës private me raketa dhe dronë “përbën shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare humanitare”.
Më herët, Ministria e Punëve të Brendshme e Bahreinit njoftoi aktivizimin e sirenave paralajmëruese në të gjithë vendin, pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit pretendoi se kishte vënë në shënjestër flotën e pestë të SHBA-së në Bahrein.