Vesna Besic
24 tetor 2021•Përditësim: 25 tetor 2021
Në New Mexico u mbajt një ceremoni përkujtimore me rastin e vdekjes së drejtoreshës 42-vjeçe të fotografisë Halyn Hutchins, e cila aksidentalisht u vra të enjten nga aktori i famshëm amerikan Alec Baldwin kur shtiu nga revolja e cila gabimisht ishte e mbushur me plumba të vërtetë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në armën rekuizite me të cilën aktori holivudian Alec Baldwin (68) në skenën e xhirimit të filmit në New Mexico të enjten vrau drejtoreshën e fotografisë Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza (48), kishte plumba të vërtetë.
Në ceremoninë përkujtimore i pranishëm ishte dhe Baldwin së bashku me bashkëshortin dhe djalin e drejtoreshës së vrarë aksidentalisht. Të pranishëm ishin anëtarët e familjes dhe miqtë.
Hutchins ishte drejtoreshë e fotografisë në filmin "Rust", i cili po xhirohej në shtetin federal amerikan New Mexico. Regjisori Joel Souza u plagos, por nuk bëhet e ditur gjendja e tij. Thuhet se ai ka marrë ndihmë dhe ka dalë nga spitali.