Dejan Maksimoviç
17 Janar 2019•Përditësim: 17 Janar 2019
PARIS (AA) – Futbollisti italian, Mario Balotelli, sipas informacioneve të mediave franceze, është afër kalimit nga Nice në Olympique Marseille, transmeton Anadolu Agency (AA).
Balotelli nuk ka luajtur për Nice që nga 4 dhjetori, pas një mosmarrëveshje me trajnerin Patrick Vierra. Kontrata e futbollistit 28 vjeçar me Nice skadon këtë verë.
Balotelli tek Nica erdhi në verën e vitit 2016. Paraprakisht ka luajtur për Lumezzan, Inter, Manchester City, Milan dhe Liverpool. Për klubin francez ka luajtur 76 ndeshje dhe shënoi 43 gola. Në fanellën e përfaqësueses italiane ka luajtur 36 ndeshje dhe shënoi 14 gola.