Servet Günerigök
20 Nëntor 2020•Përditësim: 20 Nëntor 2020
Sekretari i shtetit të Georgia-s në SHBA, Brad Raffensperger të enjten vonë njoftoi se pas rinumërimit të votave është konfirmuar fitorja e presidentit të sapozgjedhur Joe Biden ndaj presidentin aktual Donald Trump në bastionin e republikanëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raffensperger tha se rezultatet e Kontrollit të Kufizimit të Rrezikut të garës presidenciale të Georgias riafirmuan rezultatin origjinal të dalë nga llogaritja makinerike e votave të hedhura.
"Për shkak të diferencës së ngushtë të garës dhe parimeve të auditimeve që kufizojnë rrezikun, ky auditim ishte një numërim tërësisht me dorë i të gjitha votave të hedhura. Auditimi konfirmoi se numërimi origjinal makinerik paraqiti me saktësi fituesin e zgjedhjeve", tha Raffensperger në një deklaratë.
Biden kryeson me 12.284 vota, sipas rezultateve të auditimit.
"Auditimi i parë historik i Georgias në të gjithë vendin riafirmoi që sistemi i ri i votimit të sigurt me fletë të shtetit, u numëruan me saktësi dhe raportoi rezultatet", tha Raffensperger.
Biden u parashikua të jetë fituesi në Georgia, duke u bërë demokrati i parë që nga viti 1992 që fiton në këtë shtet, por Trump ka sfiduar rezultatet, duke pretenduar mashtrim dhe parregullsi në garën presidenciale.
Trump dhe Partia Republikane kishin kërkuar rinumërim dhe shteti filloi të rinumërojë afërsisht 5 milionë fletëvotime me dorë të premten, pasi nuk ka një proces automatik të rinumërimit.
Raffensperger ka kohë deri të premten për të vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit.