Ömer Tuğrul Çam
30 Shtator 2020•Përditësim: 01 Tetor 2020
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka bërë thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë për një armëpushim midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Michel njoftoi se ka realizuar bisedë telefonike me presidentin azerbajxhanas Ilham Aliyev dhe atë armen Nikol Pashinyan.
Duke deklaruar se thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve në Malësinë e Karabakut, Michel theksoi se ai dënon përdorimin e dhunës dhe që një armëpushim duhet të shpallet menjëherë.
"Zgjidhja e vetme janë negociatat”, ka thënë Michel, duke shtuar se mbështesin punën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe se civilët duhet të mbrohen.