Gorana Jakovljevic
21 Tetor 2021•Përditësim: 21 Tetor 2021
Efektivët e policisë nga stacioni policor Bileça në Bosnjë e Hercegovinë dje arrestuan personin me inicialet S.A. nga Bileça, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të "grabitjes së armatosur" e cila ndodhi të mërkurën në Nikshiç të Malit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
"Pjesëtarët e Drejtorisë Policore të Trebinjës, duke vepruar me urdhër të Gjykatës së Qarkut në Trebinje, bastisën shtëpinë, dhomat ndihmëse dhe automjetet e përdorura nga personi me inicialet S.A. dhe me këtë rast gjetën dhe sekuestruan përkohësisht gjurmët që mund të përdoren për zbardhjen e krimit të 'grabitjes së armatosur' që ndodhi ditën e njëjtë në Nikshiç të Malit të Zi", njoftoi Drejtoria e Policisë së Trebinjës.
Siç u njoftua të mërkurën nga policia malazeze, disa sulmues të maskuar grabitën postën në Nikshiç, gjatë së cilës u vra një punonjës i sigurisë.
Më tej thuhet se gjatë grabitjes sulmues të maskuar dhe të armatosur kanë qëlluar punonjësin e sigurimit, pas së cilës ai u transportua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai iu nënshtrua plagëve. Policia tha se ishte në kërkim të 4 sulmuesve të maskuar.