Şerife Çetin
19 Qershor 2020•Përditësim: 19 Qershor 2020
Belgjika ka konfirmuar 128 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 60.476, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 vdekje të reja nga virusi, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 9.695.
Ndërkaq, 20 persona janë shtruar për trajtim në spital brenda 24 orëve, kurse 27 të tjerë janë liruar.
Numri i pacientëve në kujdes intensiv ka rënë për 5, dhe tani në vend ka 55 persona që po trajtohen në këto reparte.
Siç bëhet e ditur, nga numri i përgjithshëm i viktimave, 49 për qind kanë ndërruar jetë në spitale, kurse 50 për qind në azile.