Ömer Tuğrul Çam
09 Shkurt 2022•Përditësim: 10 Shkurt 2022
Gardianët në burgjet e Belgjikës kanë shkuar në grevë njëditore me kërkesë të përmirësimit të pagave, raporton Anadolu Agency (AA).
Sindikatat e gardianëve dhe personelit të burgjeve, njoftuan një grevë në mbarë vendin. Ende nuk dihet niveli i pjesëmarrjes në grevë.
Sindikatat vendosën piketa në disa qytete përfshirë edhe në kryeqytetin Bruksel. Përfaqësuesit e sindikatës u takuan edhe me drejtuesit e partive të koalicionit që formuan qeverinë federale për të përcjellë kërkesat e tyre.
Përveç kërkesës së rritjes së pagave, punonjësit kërkojnë që sistemi i rrogës së 13-të në vit të zbatohet edhe për ta dhe t'u jepen kuponë ushqimore.
Sindikata pohon se përmirësimi i fundit i rrogave është bërë para 20 viteve dhe se nevojitet të rishqyrtohet.