Vesna Besiç
07 Tetor 2017•Përditësim: 08 Tetor 2017
KNOKKE-HEIST (AA) – Eventi i tetë me radhë i Zoute Grand Prix mbahet edhe këtë vit në qytetin belg Knokke-Heistu, raporton Anadolu Agency (AA).
Deri më 8 tetor vizitorët, adhuruesit e automobilëve dhe automjeteve klasike, do të kënaqen në eventin tradicional Zoute Relly.
Ngjarja, e cila mblodhi më shumë se 200 automobila të ndryshëm, të vjetërsisë së ndryshme, u ofron të gjithëve kënaqësi të cilët dëshirojnë për motorat më të mirë në botë.
Juria ndërkombëtare edhe këtë vit do të ketë detyrë të vështirë, për të ndarë shpërblimin pjesëmarrësve më të mirë të Zoute Grand Prix.
Krahas njoftimit me specifikat e secilit automobil, veçmas kur zëri i motorit është në pyetje, shikojnë edhe teknikat e ndryshme të shpejtësisë.