Betül Yürük
22 Gusht 2021•Përditësim: 22 Gusht 2021
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një bisedë telefonike me princin e kurorës së Abu Dabit, Mohamed bin Zayed theksoi evakuimet nga Afganistani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden ka falënderuar princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për mbështetjen e dhënë për evakuimet që vazhdojnë nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul.
Gjithashtu dy liderët gjatë bisedës ranë dakord për të punuar së bashku në luftën kundër problemeve rajonale dhe globale.
Bëhet e ditur se Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez ku kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Afganistan.
Në bisedë Biden i ka shprehur falënderime kryeministrit Sanchez për shkak të udhëheqjes që ka treguar për të mbështetur gratë dhe fëmijët vajza afgane si dhe që Spanja të presë përkohësisht afganët e evakuuar nga Kabuli.