Servet Günerigök
27 Janar 2021•Përditësim: 27 Janar 2021
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka realizuar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku ka pohuar "angazhimin e vendit të tij për forcimin e sigurisë transatlantike", transmeton Anadolu Agency (AA).
"Presidenti falënderoi sekretarin e përgjithshëm për udhëheqjen e tij të palëkundur të Aleancës dhe përcolli synimin e tij për t'u konsultuar dhe për të punuar me aleatët në gamën e plotë të shqetësimeve të përbashkëta të sigurisë, përfshirë Afganistanin, Irakun dhe Rusinë", njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Gjatë telefonatës, Biden riafirmoi "angazhimin e SHBA-ve për mbrojtjen kolektive sipas nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe theksoi angazhimin e tij për forcimin e sigurisë transatlantike".
"Presidenti po ashtu theksoi rëndësinë e vlerave të përbashkëta, e konsultimit dhe aftësive për të forcuar parandalimin dhe për të kundërshtuar kërcënimet e reja, përfshirë ndryshimet klimatike dhe sigurinë globale të shëndetit", thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.