Tuğçenur Akgün
21 Qershor 2023•Përditësim: 21 Qershor 2023
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden iu referua presidentit të Kinës, Xi Jinping si "diktator" gjatë një fjalimi në Kaliforni, transmeton Anadolu.
Biden pretendon se arsyeja e reagimit që Jinping dha për rrëzimin e "balonës spiune" që hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së në shkurt, ishte për shkak se "ai nuk e dinte që balona ishte atje".
"Jam serioz. Është një burim i madh turpi për diktatorët, kur nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh", deklaroi Biden.
Jinping u "turpërua" kur balona u rrëzua pas goditjes pasi hyri në hapësirën ajrore amerikane dhe "ai nuk e dinte se balona ishte atje", tha Biden i cili shtoi se "Pika më e rëndësishme është se ndodhet në një situatë ku dëshiron të krijojë sërish një marrëdhënie".
Presidenti amerikan Biden theksoi se sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka "bërë një punë të mirë" me vizitën e tij në Kinë, por që në anën tjetër do të marrë kohë që marrëdhëniet të marrin një trajtë të mirë.
Biden tha se Kina ka probleme serioze ekonomike. "Shqetësohuni për Kinën, por mos u shqetësoni lidhur me Kinën", tha ai.
Duke vënë theksin se presidenti kinez është i shqetësuar nga aleanca Quad mes SHBA-së, Australisë, Indisë dhe Japonisë, Biden potencoi se Jinping e ka telefonuar dhe i ka kërkuar të mos e bëjnë këtë.