Hakan Çopur
29 Maj 2021•Përditësim: 29 Maj 2021
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se janë të shqetësuar nga rritja e sulmeve antisemitike në vend dhe se këto lloj sulmesh janë të papranueshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpërmjet një deklarate me shkrim, Biden tërhoqi vëmendjen ndaj sulmeve antisemitike që janë në rritje në SHBA.
Duke bërë të ditur se sulmet në rritje në javët e fundit janë "të papranueshme" dhe "në kundërshtim me vlerat amerikane", Biden tha se nuk do të lejojnë që asnjë amerikan të kërcënohet për shkak të vlerave të fesë dhe besimit të tij.
Bashkë me procesin e sulmeve izraelite ndaj palestinezëve, në mediat amerikane ishte njoftuar për rritje të sulmeve dhe kërcënimeve kundër hebrenjve në disa rajone të SHBA-së.