Ekip
11 Nëntor 2022•Përditësim: 11 Nëntor 2022
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mbërriti në qytetin Sharm el-Sheikh në vizitën e tij të parë në Egjipt që nga marrja e detyrës në janar 2021, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas kanalit zyrtar Nile, Biden u nis drejt selisë së samitit të OKB-së për klimën.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, dje njoftoi nisjen e presidentit amerikan në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, duke shtuar se do të marrë pjesë në konferencën e klimës COP27 dhe do të ketë një takim dypalësh me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah Al Sisi.
“Presidenti shkon në COP27 me momentin historik për klimën, falë miratimit të Aktit për Reduktimin e Inflacionit dhe hapave të tjerë të rëndësishëm që na vendosin në një rrugë të qëndrueshme drejt përmbushjes së ambicieve tona dhe synimeve të energjisë së pastër”, tha Sullivan.
Pas samitit COP27, Biden do të shkojë në Phnom Penh, Kamboxhia më 12 - 13 nëntor, ku do të marrë pjesë në Samitin vjetor SHBA-ASEAN dhe Samitin e Azisë Lindore.