Ömer Tuğrul Çam
14 Qershor 2021•Përditësim: 14 Qershor 2021
Presidenti amerikan, Joe Biden, përpara Samitit të NATO-s i dha Evropës mesazhin se "SHBA-ja ndodhet pranë jush", transmeton Anadolu Agency (AA).
Biden bëri një deklaratë të shkurtër me sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg, pasi mbërriti në selinë e NATO-s për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s.
Ai vuri në dukje se vitet e fundit përpara NATO-s ka pasur sprova të reja si Rusia dhe Kina, dhe se SHBA-ja i kushton rëndësi një "NATO-je të fuqishme".
"NATO ka rëndësi kritike në aspektin e interesave të SHBA-së", deklaroi Biden.
Biden tha se neni 5 i Paktit të Atlantikut të Veriut është një "përgjegjësi e shenjtë" dhe shtoi se SHBA-ja në Luftën e Dytë Botërore hyri në veprim për Evropën.
"Dua që e gjithë Evropa ta dijë këtë. SHBA-ja ndodhet pranë jush", tha Biden.
Ndër të tjera presidenti Joe Biden shtoi se i bashkohet sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg lidhur me çështjen për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s.