Dildar Baykan Atalay
14 Maj 2022•Përditësim: 14 Maj 2022
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) është hapur një epokë e re, transmeton Anadolu Agency (AA).
Biden mbajti një fjalim duke marrë pjesë në Samitin Special SHBA-ASEAN që u mbajt në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington.
Ai vuri rëndësinë e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe vendeve të ASEAN-it. "Nuk po festojmë vetëm 45-vjetorin e miqësisë tonë, por po hapim një epokë të re në marrëdhëniet SHBA-ASEAN", tha Biden.
"Në seancat që vazhdojnë prej dy ditësh kemi diskutuar çështjet si vënien nën kontroll të COVID-19 dhe luftën me ndryshimet klimatike", theksoi Biden i cili shtoi se "Këto takime tregojnë se sa e rëndësishme është për SHBA-në rajoni i Paqësorit dhe ASEAN-it".
Pasi bëri të ditur se vazhdojnë misionet e tyre "për një rajon të hapur dhe të lirë Indo-Paqësor", Biden tha se në rajon do të kryejnë edhe 150 milionë dollarë investime.
Më tej Biden njoftoi se ka emëruar Yohannes Abraham, zëdhënësin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, si Përfaqësues të Përhershëm të SHBA-së për ASEAN.