Servet Günerigök
29 Qershor 2021•Përditësim: 29 Qershor 2021
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të vizitojë vendin e ndërtesës që u shemb në Florida javën e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zonja e parë, Jill Biden, do të bashkohet me presidentin gjatë vizitës së tij në Surfside.
Numri i personave të vrarë nga shembja e pjesshme e ndërtesës së godinës në Surfside është rritur në 11, pasi ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën dy trupa të tjerë në rrënoja.
Që nga enjtja e kaluar kur filluar kërkimet, asnjë person nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.
Mbi 80 ekipe të shpëtimit janë në vendin e shembjes së ndërtesës. Pajisje të rënda, përfshirë një vinç, janë sjellë për të ndihmuar në heqjen e pjesëve më të mëdha të rrënojave.