Hakan Çopur
12 Maj 2022•Përditësim: 12 Maj 2022
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka uruar Ferdinand Marcos-in për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Filipine, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka uruar Marcos-in me të cilin foli në telefon, për suksesin e tij në zgjedhje.
Biden i përcolli Marcos-it se synon të forcojë marrëdhëniet SHBA-Filipine edhe në periudhën e re dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të mendimeve për çështjet dypalëshe dhe rajonale.
Sipas të dhënave jozyrtare të Komisionit Zgjedhor të Filipineve (COMELEC), i biri i ish-diktatorit, Ferdinand Marcos me të njëjtin emër fitoi zgjedhjet me 58.92 për qind. Shkalla e votave të rivalit më të madh të Marcos, Leni Robredo, mbeti në 28.11 për qind në zgjedhje.
Kur rezultatet e zgjedhjeve të konfirmohen zyrtarisht, Marcos do të marrë detyrën nga presidenti aktual, Rodrigo Duterte.