Kasım İleri
23 Dhjetor 2021•Përditësim: 23 Dhjetor 2021
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken zhvilloi bisedë telefonike me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell për grumbullimin e forcave ushtarake që Rusia ka bërë në kufirin me Ukrainën dhe presionin politik të Kinës ndaj Lituanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi i Lartë riafirmuan angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të forcuar partneritetin SHBA-BE dhe për të punuar së bashku për të përballuar vështirësitë e përbashkëta", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price
Ai tha se dy zyrtarët kanë vënë në dukje rëndësinë e punës së koordinuar për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. "Konfirmuan edhe njëherë se do të ketë pasoja të mëdha për Rusinë në rastin e një sulmi ushtarak rus kundër Ukrainës. Gjithashtu vunë theksin mbi shqetësimin e përbashkët lidhur me presionin politik dhe ekonomik në rritje të Republikës Popullore të Kinës kundër Lituanisë i cili ndikon edhe kompanitë e SHBA-së dhe të Evropës", theksoi Price.
Zëdhënësi Price tha se Blinken dhe Borrell nënvizuan solidarizimin që vazhdon me Lituaninë përballë sjelljes shtypëse të Kinës dhe shprehën angazhimin e tyre për të punuar së bashku për të forcuar rezistencën ekonomike.