Aldıjana Hadzıc
29 Janar 2018•Përditësim: 30 Janar 2018
BITLIS (AA) – Burimet e ujërave termale në qytetin Budakli që i përket provincës turke Bitlis, gjatë gjithë vitit, madje edhe kur temperaturat e ajrit janë dukshëm nën zero tërheqin shumë vizitorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Fotoreporteri i AA-së ka regjistruar pamjet e larjes së një kopeje të buajve, kuajve, por edhe të banorëve vendorë në burimet e ujërave termale. Kafshët dhe njerëzit ndajnë së bashku ujin e ngrohtë.
Këto burime shëruese të ujit termal çdo vit tërheqin mijëra turistë. Por, gjatë muajve të dimrit, burimeve u afrohen vetëm banorët lokal me kopetë e tyre.
Pamje këto mahnisin fotografët të cilët vazhdojnë të bëjnë fotografi për ballinat e gazetave dhe revistave të ndryshme.