Atila Altuntaş
29 Mars 2017•Përditësim: 29 Mars 2017
STOKHOLM (AA) - Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, ka njoftuar se muzikanti amerikan Bob Dylan do të marrë në fundjavë çmimin e tij Nobel për Letërsi me të cilin u vlerësua vitin e kaluar dhe nuk kishte marrë pjesë në ceremoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e përhershme e Akademisë Mbretërore të Shkencave, Sara Danius në një deklaratë me shkrim tha se "Dylan i cili do të qëndrojë në Suedi për të përformuar në dy koncerte ka vendosur që pas takimit me zyrtarët e Akademisë të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit që do të mbahet me të".
Danius theksoi se ceremonia e çmimit do të jetë e shkurtër dhe e thjeshtë ndërsa do të mbahet me dyer të mbyllura për mediat.
Dylan ishte vlerësuar me çmimin Nobel për Letërsi "për krijimin e një shprehjeje të re poetike në muzikën amerikane". Dylan nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Stokholm më 10 dhjetor.
Bob Dylan do të përfitojë shumën prej 900 mijë dollarësh që i akordohet çdo fituesi të këtij çmimi.