Tayfun Salcı
09 Shkurt 2017•Përditësim: 09 Shkurt 2017
LONDËR (AA) - Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, i cili ka lindur në New York, ka lënë nënshtetësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave britanike, emri i Johnson është vendosur në listën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit.
Në listën e publikuar prej 5.411 personash emri i kryediplomatit britanik ishte shkruar "Alexander Boris Johnson", ndërsa ka dalë në pah se heqja dorë nga nënshtetësia ishte bërë vitin e shkuar.
Johnson i cili ka jetuar deri në moshën 5-vjeçare në New York, vitet e shkuara ankohej për taksat e larta që kishte kjo nënshtetësi, ndërsa në vitin 2014 ai shiti një shtëpi në Londrën veriore. Ndërsa vetë ai nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje.