Ekip
13 Qershor 2019•Përditësim: 14 Qershor 2019
Boris Johnson ka siguruar mbështetjen më të madhe në raundin e parë të votimit në garën për pozitën e liderit të Partisë Konservatore, ndërsa tre kandidatë të tjerë janë eliminuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Johnson, ish-ministër britanik i Punëve të Jashtme dhe ithtar i madh i Brexit-it, mori 114 vota në votimin e fshehtë të mbi 300 deputetëve konservatorë. Tre kandidatë nuk kaluan pragun prej 17 votave për të qëndruar në garën e kryetarit.
Shtatë kandidatë mbetën në garën për pasuesin e Therese May në postin e kryetarit të partisë dhe kryeministrit.
Votimi tjetër eliminator do të mbahet javën e ardhshme dhe pastaj për dy kandidatët e mbetur do të votojnë 160,000 anëtarë të Partisë Konservatore në të gjithë Britaninë e Madhe. Rezultatet priten në fund të korrikut.