Esat Fırat
17 Qershor 2019•Përditësim: 17 Qershor 2019
Kolonët hebrenj kanë dëmtuar shtatë automjete të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke shkruar po ashtu slogane raciste në muret e një xhamie dhe disa shtëpive, raporton Anadolu Agency (AA).
Naxhih Rustem, kryetar i Bashkisë së qytezës Kefr Malik pranë qytetit të Ramallahut, tha për AA se sulmi racist u krye nga një grup kolonësh hebrenj të cilët në mënyrë të organizuar bastisën qytezën.
Organizata radikale hebraike me emrin "Paguaj Çmimin", e cila njihet për sulme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Kudsin Lindor, kryen sulme të ngjashme edhe në fshatrat dhe qytetet palestineze në Izrael.
Në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi pas luftës në vitin 1967, gjenden afër 250 vendbanime ilegale, në të cilat jetojnë mbi 400.000 kolonë, të cilët vështirësojnë jetën e përditshme të palestinezëve.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara konsiderohen ilegale.