İnci Gündağ
21 Shtator 2016•Përditësim: 21 Shtator 2016
LONDËR (AA) - Disa nga organizatat e shoqërisë civile në Britani të Madhe reaguan kundër ndërtimit të murit në pikën kufitare me Francën në bregdetin e qytetit Calais, të cilin Franca e ndërton me qëllim për t’i penguar refugjatët të kalojnë në Britani, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërtimi i murit ka fillur dje. Me këtë mur synohen pengimi i afro 10.000 refugjatëve që ndodhen në kampin në Calais të cilët në orët e vona të natës nëpërmjet automjeteve përpiqen të kalojnë në Britani.