Dejan Maksimoviç
02 Janar 2016•Përditësim: 02 Janar 2016
LONDËR (AA) – Liam Hewitson (22) vdiq në Preston, pasi u sulmua nga qeni i të dashurës së tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Hewitson mori plagë të rënda nga pitbulli i quajtur Tigër, i cili e sulmoi. E dashura e tij Jessica Hill, pronarja e qenit, për mediat britanike tha se ajo ishte shumë e tronditur ashtu që nuk mund të thotë asgjë. Ajo theksoi se ai e donte shumë dhe se do ti mungojë tejmase.
Disa minuta pas orës tre, ekipi i ambulancës thirri policinë për të shkuar në adresën Dundonald, sepse qeni kishte kafshuar një njeri.
"Ekipi mjekësor u përpoq që në vendin e ngjarjes ti ofrojë ndihmë të riut, por ai vdiq nga plagët", deklaruan nga policia e Lanchasire.
Fillimisht u mendua se Hewitson u sulmua nga qeni i tij, por policia më vonë tha se qeni ishte në pronësi të të dashurës së tij. Pas kësaj ngjarje tragjike qeni u dërgua në qendrën veterinare.