Ahmet Gürhan Kartal
10 Nëntor 2015•Përditësim: 11 Nëntor 2015
LONDËR (AA) – Policia në Irlandën e Veriut njoftoi se ka arrestuar një person, për të cilin thuhet se ka qenë ish-ushtarë, i cili dyshohet se është i përfshirë në sulmin e vitit 1972 të njohur si “E Diela e Përgjakshme” në të cilin u vranë 14 civilë të paarmatosur.
“Detektivët e Degës së Hetimit të Trashëgimisë duke hetuar ngjarjet e “Të Dielës së Përgjakshme” gjatë këtij mëngjesi kanë arrestuar një burrë 66 vjeçarë në vendin Antrim”, bëri të ditur policia e Irlandës së Veriut përmes kumtesës.
Media lokale, duke përfshirë edhe Irish Times, lajmëruan se personi i arrestuar ka qenë ish-ushtarë.
Njeriu i kapur të martën është personi i parë që është arrestuar ndonjëherë mbi incidentin famëkeq.
Një regjiment britanik kishte vrarë 13 aktivistë dhe plagosi 13 të tjerë kur hapi zjarr ndaj marshit të të drejtave civile në Derry më 30 janarr të vitit 1972. Një person tjetër humbi jetën disa muaj më vonë.
Incidenti shkaktoi protestë të madhe në Irlandën e Veriut dhe shumë hetime janë nisur që atëherë. Hetimi i parë, i njohur si Tribunali i Lordit Widgerty, i cili nisi menjëherë pas vrasjeve u akuzua si tentativë e njëanshme për t’i shfajsuar ushtarët.
Hetimi i fundit ishte hetimi i Lord Saville, zbulimet e të cilit u bënë publike në vitin 2010, me ç’rast u deklarua se shtënia e parë është bërë nga paraushtarakët britanikë mbi civilët e paarmatosur të cilët tentonin të largoheshin. Në bazë të këtyre hetimeve, kryeministri britanik David Cameron u kërkoi falje viktimave në emër të qeverisë së Britanisë.
Kjo ditë njihet si “E Diela e Përgjakshme (Bloody Sunday)”, mbi të cilën janë bërë shumë filma, dokumentar dhe këngë.