Tayfun Salcı
10 Shtator 2016•Përditësim: 10 Shtator 2016
LONDËR (AA) - Sekretari britanik për Punët e Jashtme, Boris Johnson, ka deklaruar se e ka mirëpritur me kënaqësi marrëveshjen e arritur mes SHBA-së dhe Rusisë në lidhje me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Johnson i cili publikoi një deklaratë me shkrim në lidhje me marrëveshjen për Sirinë, të cilën sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu i tij rus Sergey Lavrov e njoftuan nëpërmjet një konference për shtyp në Gjenevë, tha se "E mirëpres me kënaqësi marrëveshjen e SHBA-ve dhe Rusisë e cila synon ndërprerjen e përleshjeve dhe rivendosjen e qasjes humanitare në Siri."
"Shikuam se me vite regjimi Asadit shënjestroi civilë dhe grupet e moderuara pa bërë dallim dhe dëgjuam premtime të pambajtura të cilët na çuan deri tek rrethimet dhe uria. Iu bëj thirrje të gjithë palëve në konfliktin e Sirisë dhe vendeve të cilat kanë ndikim mbi to, që të bëjnë atë që duhet për të përfunduar dhunën dhe heqjen e rrethimit. Veçanërisht përmbushja e përgjegjësive të regjimit në Damask kanë rëndësi jetike dhe i bëj thirrje Rusisë që të përdor të gjithë ndikimin e saj për realizimin e kësaj. Do të vlerësohen vetëm me ato që kanë bërë", tha Johnson.