Ayşe Sümeyra Aydoğdu
08 Tetor 2016•Përditësim: 08 Tetor 2016
KAJRO (AA) - Pas SHBA-ve dhe Kanadasë, theksohet se edhe Britania ka paralajmëruar qytetarët e saj që të mos qëndrojnë në vende ku ka turma njerëzish në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin në lidhje me situatën e sigurisë së publikuar në uebfaqen e Ambasadës së Britanisë në Kajro, thuhet se "Ju rekomandojmë që të qëndroni larg vendeve të mbushur me njerëz, hapësirave të hapura për publikun, si salla koncertesh, kinema, muze, qendra tregtare dhe stadiume deri më 9 tetor."
Gjithashtu edhe SHBA-të dhe Kanadaja dje paralajmëruan qytetarët e tyre që të qëndrojnë larg turmave për shkak të shqetësimeve për "situatën e sigurisë".
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, Ahmet Ebu Zeyd, në një deklaratë në lidhje me paralajmërimet në fjalë, kishte shprehur "shqetësimin", duke i konsideruara paralajmërimet si të pajustifikuara.