Ekip
18 Dhjetor 2018•Përditësim: 18 Dhjetor 2018
ISLAMABAD (AA) — British Airways theksoi se në qershor do të rifillojë fluturimet në Pakistan, një dekadë nga pezullimi i tyre pas sulmit vetëvrasës me kamion në Hotel Marriott në Islamabad, që vrau dhjetëra persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Robert Williams, kreu i shitjeve për Azinë dhe Paqësorin dhe Lindjen e Mesme, tha se do të jetë "emocionuese të fluturojë sërish midis Islamabad dhe Heathrow".
Thomas Drew, një diplomat i lartë i Britanisë në Pakistan, tha se rifillimi i fluturimeve "do të japë një nxitje të veçantë për lidhjet tona në rritje të tregtisë dhe investimeve".
BA tha se fluturimet do të rifillojnë më 2 qershor 2019, tri herë në javë dhe se "biletat janë në shitje nga sot".
Pakistani përshëndeti njoftimin e së martës.
Më 20 shtator të vitit 2008, një sulmues vetëvrasës me kamion shkatërroi Hotelin Marriott në Islamabad, duke vrarë të paktën 54 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.