Ata Ufuk Şeker
19 Shtator 2016•Përditësim: 19 Shtator 2016
BRUKSEL (AA) – Bashkia e Brukselit ka anuluar në moment të fundit programin e ashtuquajtur “Java e kulturës kurde” i cili ishte planifikuar të organizohet nga shoqatat që njihen për afërsinë me organizatën terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Programi “Java e kulturës kurde” që u planifikua të organizohet për herë të tretë më 22 shtator në kryeqytetin belg Bruksel dhe në të cilin marrin pjesë përkrahësit e organizatës terroriste PKK, është anuluar pa arsyetim nga kryetari i Bashkisë së Brukselit Yvan Mayeur, edhe pse paraprakisht kishte pasur leje.
Programi në fjalë do organizohej bashkërisht nga disa shoqata në Belgjikë të cilat njihen për afërsinë me PKK-në dhe nga Partia Demokratike e Popujve (HDP).
Ndryshe, Bashkia e Brukselit më herët kishte lejuar që organizata terroriste PKK të vë tenda pas godinës së Këshillit Evropian. Vendosja e tendave të PKK-së më 18 mars gjatë samitit Turqi-BE kishte shkaktuar reagime nga Turqia.